Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE: Masa e parë e Kovaçevskit është çmimi i rritur i rrymës dhe ngrohjes qendrore

Shkup, 9 janar – Piuni Kovaçevski i shtrenjtoi rrymën dhe ngrohjen dhe shkaktoi inflacion.

 

Masa e parë e Kovaçevskit është çmimi i rritur i rrymës dhe ngrohjes për 15%.

Qytetarët tashmë në fund të këtij muaji do të marrin fatura për rrymë dhe ngrohje më të shtrenjta për së paku 500 denarë.

Standardi është gërryer që prej më herët. Dimitar Kovaçevski një periudhë të gjatë ishte zëvendës ministër i Financave, e me atë edhe fajtor kryesor për pasqyrën e keqe ekonomike dhe inflacionin që po na ndodhë.

Janë shtrenjtuar të gjitha produktet, ndërsa sipas shkrimeve të mediumeve, produktet ushqimore për një vit janë shtrenjtuar edhe deri 30%, kjo do të thotë se ajo që mund të blihej para  një viti për 20.000 denarë, tani nevojiten edhe mbi 25.000 denarë.

Situatën e keqe në ekonomi nuk mund ta përmirësojnë njerëzit të cilët e shkaktuan. Nevojiten ndryshime reale, e kjo është e mundur vetëm me zgjedhje të parakohshme dhe qeveri të re.

Related posts

Murtezani: Alternativa nuk do të jetë pjesë e Qeverisë

Redaksia

16 të burgosur janë infektuar ndërsa një i punësuar vdes nga Covid në burgun e Manastirit

Z H

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More