Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE: Kovaçevski dhe Ahmeti e bënë Maqedoninë ndër shtetet më të korruptuara

Shkup, 2 shkurt – Krimi i Kovaçevskit, Ahmetit dhe funksionarëve të lartë qeveritar nga Maqedonia bënë shtet më të korruptuar, së bashku me Surinamin, Indinë dhe Tunisin. Kështu shpreheh sot përmes një kumtese për media nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, informon Zhurnal.

Sipas tyre, krimi është prezent në të gjitha poret e shoqërisë, ndërsa sipas TI, nga 180 vende, Maqedonia ndodhet në vendin e 85të me 40 pikë, që tregon se shteti është i korruptuar.

“Thuajse çdo ditë dalin afera dhe dëshmi të reja për skandale korruptive të qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së. Raporti tregon se nuk ka rezultat, ndërsa lufta kundër korrupsionit është vetëm në letër.

Institucionet qeveritare për luftë kundër korrupsionit nuk japin rezultate dhe nuk arrijnë ta parandalojnë korrupsionin.

Përkundrazi përfaqësues të lartë qeveritar janë direkisht të përzier në skandalet më të mëdha korruptive, gruaja e Kovaçevskit, djemtë dhe prindërit e ministrave janë në biznese milionëshe për prodhim të rrymës, funksionerë të lartë qeveritarë janë të përzier në korrupsion me thithjen e parave të popullit, tenderë milionëshe në katër sy, vendosja e gjykatësve partiak dhe prokurorë janë vetëm një pjesë e arsyeve pse Maqedonia është shteti më i korruptuar”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-së.

Sipas tyre nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një Qeveri e re e cila dotë zbatojë reforma thelbësore./Zhurnal.mk

Related posts

Kryeministri shqiptar/ Selmani: Mund ta pësojë fatin e dështimeve

Xh M

Hidhen poshtë akuzat ndaj tij, deklarohet Arafat Muaremi

Xh M

Ahmeti ndjek nga afër trajnimin për Zgjedhjet e brendshme një anëtar një votë brenda BDI

Xh M