Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE kërkon seancë urgjente për uljen e TVSH-së për derivatet

Shkup, 2 qershor – Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Rindërtimi i Maqedonisë”, sot ka dorëzuar kërkesë deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për caktimin e një seance ku në rend dite do të gjenden ligjet që i kanë dorëzuar. Ato janë propozim ligjet për vlerën e shtuar dhe propozim ligjin për dnryshimin e ligjit për akciza, transmeton Zhurnal.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që kjo seancë të thirret sa më shpejtë të jetë e mundur duke patur parasysh se Qeveria nuk i ka vazhduar masat antikrizë për ushqimet bazë dhe derivatet.

“VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Rindërtimi i Maqedonisë”, dje ka dorëzuar dy propozim ligje me të cialt akciza për derivatet do të përgjysmohet dhe do të vlerësohen me 5% në vend 18% siç është tani, ndërsa ushqimet bazë do të lirohen nga TVSH-ja deri në fund të vitit 2022. Thërrasim udhëheqësinë e Kuvendit menjëherë të thirrë seancën. Thërrasim Qeverinë dhe shumicën parlamentare të qëndrojnë në anën e qytetarëve, së bashku të sjellim këto ligje të cilat do të jenë lehtësim i madh në këtë situatë krize sepse situata çdo ditë po bëhet keq e më keq, dhe duhet urgjentisht të veprohet”, thotë Micevski i VMRO-DPMNE-së./Zhurnal.mk

Related posts

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

D V

Shqiptarët vendimtarë për fitore në rrethin e dytë!

I.A

Disa komuna të Shkupit pa rrymë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky