Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE kërkon nga LSDM-ja dhe BDI-ja të mos kërkojnë ndryshim të tekstit të rezolutës

Shkup, 12 korrik – VMRO-DPMNE-ja opozitare iu bën thirrje LSDM-së dhe BDI-së që të pranojnë rezolutën ashtu siç është dhe pa ndryshime brenda në teskt, informon Zhurnal.

 

Siç shprehen nga VMRODPMNE, teksti i rezolutës është sublim i pikëpamjeve të ASHAM, UKM dhe KOM. Sipas tyre, rezoluta i thekson linjat e kuqe dhe e mbronë gjuhën, kombin dhe identitetin.

“Rezoluta është kornizë nga e cila nuk guxon të dalë as Zoran Zaev e asnjë qeveri tjetër. Nëse LSDM dhe BDI e kanë interesin e popullit, nuk kanë pse mos ta pranojnë rezolutën. Presim të tejkalohen interesat partiake dhe të qëndrojnë të gjithë prapa interesit të shtetit. Rezoluta do të jetë qëndrimi ynë kombëtar dhe ajo mundet vetëm të përforcojë pozitat maqedonase. Apelojmë të mos gjenden arsyetime dhe në Kuvend të bllokohet rezoluta. Presim qasje përgjegjëse”, bëjnë thirrje nga VMRO-DPMNE.//Zhurnal.mk

Related posts

Eko – Vetëdije: Memorandume për kryetarët e ardhshëm të komunave t’i përmbahen parimeve për një tranzicion të drejtë

D V

Zaev: Qytetarët po kërkojnë mobilizimin tonë dhe atë do ta marrin

D V

Maqedonia e Veriut dhe Portugalia për here të pare fillojnë bashkëpunim në mbrojtje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More