Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE kërkon llogaridhënie nga Arsovska çfarë ka bërë për 1 vit si kryetare e Shkupit

Shkup, 16 nëntor – VMRO-DPMNE kërkon transparencë dhe llogaridhënie nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska për atë se çfarë ka bërë për 1 vit në krye të Shkupit, informon Zhurnal.

“Kaluan më tepër se një vit nga mandati i DAnella ARsovskës si kryetare e Shkupit, e qytetarët nuk panl as llogaridhënie e as sqarime për atë çfarë ka punuar në këtë periudhë.

Qytetarët e Shkupit të cilët e dhanë mbështetjen e tyre në zgjedhje, duan të shohin 1/4 nga mandati i saj çfarë ka punuar Arsovska dhe nëse ka filluar të realizojë diçka nga progirami i saj “Për Shkup modern”, thonë nga DPMNE.

Arsovska pati premtuar ajr të pastër, 250 eko-autobusë të rinjë, transport falas publik, 5 bulevare të reja, rrugë të reja, rrethrrotullime të reja, mega-parqe, ndërtimin e teleferikut nga Shkupi deri në Vodno të Mesme dhe linja të vazhduara të transportit publik, si dhe shumë projekte të tjera të cilat duhet të modernizojnë Shkupin, përfshirë këtu dhe ndërtimin e Luna Parkut.

Por nga të gjitha këto, nuk është realizuar asnjëra, akuzojnë nga DPMNE./Zhurnal.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy