Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE ka një kusht për të mbështetur ndryshimet kushtetuese për bisedimet me BE-në

Shkup, 17 gusht – Udhëheqësi i partisë konservatore të maqedonasve etnik, Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE-së, tha sot për mediat vendore se partia do të mbështesë ndryshimet kushtetuese të imponuara nga Bullgaria për bisedimet e pranimit në BE vetëm nëse bëhen ndryshime në kuadrin e negociatave me bllokun evropian për bisedimet e anëtarësimit, gjë që ai thotë se do të garantonte njohjen e identitetit, traditës dhe kulturës maqedonase nga e gjithë BE-ja, të cilën Bullgaria refuzon ta bëjë, shkruan Zhurnal.mk.

Hristijan Mickoski i tha TV Sitel sonte se Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së mirë dhe Bashkëpunimit i vitit 2017 midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të hiqet nga korniza e negociatave që qeveria aktuale në Shkup ra dakord me BE-në në korrik të vitit të kaluar, kur vendi i filloi negociatat për anëtarësim.

“Nëse nuk jemi të shqetësuar se do të ndryshojë identiteti ynë, le ta heqim marrëveshjen dypalëshe (mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ) nga korniza e negociatave. Nëse shtrohet tema e ndryshimit të Kushtetutës, nuk duhet të lëmë thelbin. Nëse jap diçka , duhet të japësh diçka në të njëjtën kohë”, tha Mickoski.

VMRO-DPMNE beson se Bullgaria mund ta përdorë më vonë gjatë procesit negociator marrëveshjen dypalëshe si pretekst për të bllokuar sërish negociatat e anëtarësimit për mosmarrëveshjet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, pasi Sofja nuk e njeh gjuhën maqedonase si të tillë dhe e trajton si dialekt të gjuhës bullgare. Të dyja palët kanë gjithashtu mosmarrëveshje për çështje të historisë, dhe ato janë zotuar se do t’i zgjidhin përmes komisioneve të përbashkëta të formuara si pjesë e Traktatit të 2017-ës.

“Protokolli dhe marrëveshja dypalëshe janë rrezik në të ardhmen për ndërhyrje historike shtesë dhe veto të reja”, theksoi Mickoski për TV Sitel.

E imponuar nga Bullgaria, korniza negociuese e procesit të bisedimeve midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, i kërkon Maqedonisë së Veriut që të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të përfshijë komunitetin bullgar në të, si kusht për hapjen e kapitujve/grupeve negociuese në bisedimet për anëtarësim.

Nëse nuk bëhen këto ndryshime në Kushtetutë, Shkupi nuk do të lejohet të vazhdojë me negociatat për anëtarësim dhe procesi do të bllokohet.

Thirrja e Mickoskit për ndryshime të kornizës negociuese vjen një ditë para se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të mblidhet në seancë për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga qeveria e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Pa mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe Levicës (E majta), qeverisë i mungojnë dy të tretat e votave në parlamentin prej 120 vendesh për të bërë ndryshimet.

Related posts

Xhaferi kryeministër, partitë politike po përgatiten për qeveri teknike dhe për zgjedhje

Xh M

Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 ka pasur gjithsej 1.625 thirrje, 39,82 për qind “reale” ndërsa 60,18 për qind të tjera si “thirrje jo urgjente

Xh M

Qendra për aftësim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativ do t’i testojë administratorët e ri: Nëse nuk kalojnë provimin, përjashtohen nga puna

Xh M