Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE: Alternativa në vend se të bëhet korrigjues i vlerave të shtrembëruara, bëhet partner i LSDM-së dhe BDI-së

Shkup 5 dhjetor – Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski në konferecën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për koment rreth LSDM-së dhe Alternativës në Qeveri, tha se është qartë se Alternativa në vend të partisë e cila dëshiron të ndryshojë diçka në shoqëri dhe të bëhet korrigjues i vlerave të shtrembëruara, po bëhet partner i shoqërisë kriminele në pushtet LSDM dhe BDI.

 

“Po ashtu e shfrytëzoj rastin dhe të pyes deri kur partitë politike nga pushteti, të cilat nuk janë pjesë e LSDM/BDI dhe Alternativës, do të jenë të verbër dhe memecë ndaj të gjitha marreveshjeve kriminele, padrejtësive dhe kontratave politike, të cilat janë në dëm të të gjithë qytetarëve në Maqedoni”, pyeti Stoillkovski.

Ai shtoi se nuk është pyetje nëse, por kur ky pushtet do të bie.

Related posts

Debat publik “Si të zvogëlohet ndotja e ajrit?”

Z H

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, ngelet ndalesa për kamionë në aksin Tetovë – Kodra e Diellit

D V

LSDM: Ngushëllime të thella për familjet e viktimave të zjarrit në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More