Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE: 15 ditë nga tragjedia me autobusin, ende nuk ka përgjegjësi nga Qeveria

Shkup, 7 dhjetor – VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media kanë hedhur akuza se edhe pas 15 ditëve nga dita kur ndodhi fatkeqësia në Bullgaria me autobusin e “Besa Trans”, nga Qeveria nuk ka përgjegjësi dhe përgjigje se kush mund të jetë fajtori, informon Zhurnal.

Siç shprehen nga kjo parti, qeveritarët po e mashtrojnë popullin me teatër në vend se të japin përgjegjësi për 45 jetë të humbura.

“Qeveria e LSDM-BDI heshtë për atë se si mundet një autobus pa licencë të kalojë 140 herë kufirin. Heshtin edhe për atë si mundet që në udhëtimin e kombshëm, autobusi të mos ishte evidentuar në sistemin e Doganës. Nuk ka përgjigje as për keqpërdorimet e targave të regjistrimit, as për atë kush e ka dhënë homologimin, nëse kihet parasysh se autobusi është riparuar dhe me kapacitet të rritur për 54 udhëtarë. MPB, Dogana, inspektorati kompetent për transport, Ministria e Transportit dhe disa institucione janë përgjegjës për shumë lëshime dhe keqpërdorime përshkak të cilës ndodhi tragjedia. Për këtë institucionet luajnë ping pong me përgjegjësinë sikur me tragjedinë e spitalit të Tetovës”, thonë nga partia.//Zhurnal.mk

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy