Agjencia Zhurnal.mk.

“Vlon” në LSDM, Shekerinska tërhiqet me akuza ndaj partisë, a do të marë ndonjë deputet me vete? (Video)

Shkup, 17 dhjetor – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Pasi u tërhoq nga funksionet partiake në maj të këtij viti, Shekerinska tani po e braktis edhe pushtetin, për arsye parimore. Konsideron se është e ndershme dhe parimore të tërhiqet dhe të mos jetë pjesë në Qeverinë e ardhshme.
Duke bë të ditur vendimin për tërheqje, Shekerinska nuk ka kursyer kritikat për partinë, duke akuzuar se nuk janë dëgjuar dhe kuptuar porositë e opinionit, transmeton Zhurnal.


“Ndoshta jam subjektive, por mendoj se një pjesë e atyre politikave janë shkaku për humbjen që e përjetuam në zgjedhjet lokale. Për fat të keq, përshtypja ime është se nuk nxorëm mësim dhe se disa prej porosive të opinionit nuk i dëgjuam, ose nuk i kuptuam. Për atë arsye mendoj se vendimi i vetëm parimor dhe i ndershëm është të them se nuk do të marr pjesë në qeverinë e ardhshme. Mendoj se në përiudhën e kaluar kemi mundur të arrijmë rezultate edhe unë si ministre e mbrojtjes, edhe qeveria, vetëm në bazë të ndershmërisë, parimësisë dhe unës. Ashtu ia vlen dhe arrihen rezultate. Nëse nuk jemi parimorë, atëherë mendoj se ato rezultate do të mungojnë. Në katër vitet e gjysmë që kaluam, tekstualisht mendoj se si kolegët tjerë i shërbyem shtetit dhe qytetarëve dhe e shpagova besimin e madh që an e dhan me anëtarësimin në NATO, me integrimin më të shpejtë ushtarak që ka shënuar ndonjë vend kandidat deri tani dhe ajo që për mu aka shumë rëndësi, situatë absolutisht e ndryshuar në armatën tonë”, deklaroi Shekerinska.

https://www.facebook.com/watch/?v=438060721296893


Kjo paraqitje e saj interpretohet si kundërshtim i qartë ndaj Dimitar Kovaçevskit, kryetar i ri i LSDM-s, që së shpejti pritet të caktohet edhe mandatar për formimin e qeverisë. Kritikat e Shekerinskës mund të jenë edhe porosi se “krahu i Shkupit” në LSDM nuk e pranon Kovaçevskin si “kandidat konsensual” për kryetar të partisë. Por frika më e madhe ekziston nëse Shekerinska ka përkrahës në mesine deputetëve të LSDM-së, të cilët eventualisht nuk do ta përkrahnin Kovaçevskin, me çka do të rrezikohej shumica edhe ashtu e ngushtë parlamentare.

Related posts

ASH: KRRE të krijojë paketa për subvencionim të konsumatorëve familjarë

Z.H

Shkupi e falënderon për mikpritje dhe uron Ballkanin për kualifikimin

Redaksia

Bekteshi takon eurokomisaren e Energjetikës, Kadri Simson

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More