Agjencia Zhurnal.mk.

Vlogeri rus qëllimisht shkatërron BMW M5, e spërkat me benzinë dhe e godet me shigjetë me zjarr

YouTuberët në ditët e sotme po bëjnë gjithçka që të marrin sa më shumë shikime, e disa po shkatërrojnë veturat e tyre të shtrenjta.

Në këtë grup futet vlogeri rus Mikhail Litvin, i cili shkatërroi disa modele të ndryshme të veturave të markave të njohur.

Litvin në tetor të vitit 2020 shkatërroi Mercedesin e tij AMG GT 63 S nga nervoza se i ishte prishur, e nga kompania gjermane ia kishin bërë me dije se nuk mund të rimbursohet me një tjetër të re.

Përveç kësaj, një vit më parë duke vozitur një Porsche Taycan Turbo S u fut në sallonin e Porsche, duke shkaktuar kaos të vërtetë, kurse më vonë pati deklaruar se kishte shtypur pedalin e gabuar.

E rasti i fundit i ka lënë zemërthyer shumë adhurues të markës gjermane BMW – kur ai vendosi t’i vë zjarrin një M5 Competition.

Nuk bëhet fjalë për veturën e tij, por të një miku. Pavarësisht kësaj, limuzinën luksoze gjermane e spërkati me benzinë, më pas i vuri flakën duke e goditur me shigjetë e hark që e kishte ndezur.

Se pse e ka bërë një gjë të tillë, akoma nuk dihet, por mediat ruse raportojnë se ka  të bëjë me një incident që i ka ndodhur miqve të tij.

Related posts

Mini Aceman i ri: Zbulohen detaje të “SUV-it të vogël” elektrik

D V

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në “terrenet e ngrira” të Suedisë

D V

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky