Agjencia Zhurnal.mk.

Vlerësim i ndryshëm i rasteve të njëjta në Gjykatën e Apelit në Shkup

Shkup, 25 korrik – Vlerësim i ndryshëm i rasteve të njëjta në Gjykatën e Apelit në Shkup. Gjykata me standarde të dyfishta ndaj vendimeve që kanë marrë gjykatësit e Apelit pas ankesave të të gjykuarve. I analizuam aktvendimet për rastet “Treqind” për blerjen e automobilave për policinë dhe rastin “Reket” ku të dënuar janë Boki 13 dhe Katica Janeva. Të përbashkëta në të dyja rastet janë ekspertizat e bëra, por edhe qasja e ndryshme e Gjykatës së Apelit ndaj licencave të ekspertëve. Në rastin “Treqind” gjykatësit lëndën e kthyen në rigjykim, ndërsa të dënuarit Gjoko Popovski iu pranua ankesa se eksperti ka bërë ekspertizë me licencë të skaduar.

“Nuk mund të pranohet arsyetimi i Gjykatës së Shkallës së Parë se edhe përkundër asaj që ky person ka dorëzuar kërkesë për vazhdimin e licencës në afatin e duhur ligjor, Ministria e drejtësisë nuk e ka respektuar ligjin dhe Rregulloren dhe nuk ia ka vazhduar licencën ekspertit dhe se eksperti nuk ka pasur asnjë pengesë të paraqitet si hartues i ekspertizës edhe pse nuk ka pasur licencë të vlefshme”.

Por, çfarë shkruan gjykatësit e Apelit për rastin e profilit të lartë “Reket”. Ankesën e Boki 13 dhe Janevës se ekspertizën nuk e ka bërë ekspert me licencë, gjykata nuk e pranoi. Gjykata vlerëson se ekspertizën që ka bërë sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale në MPB është e mjaftueshme. Gjykatësit thonë se është rregull kur për një lloj të caktuar të ekspertizës ekziston institucion i arsimit dhe profesionalizmit të lartë, ekspertizat t’i bëjë institucioni i shtetit.

“Në këtë drejtim, pretendimet që mohojnë ekspertizën në këtë rast janë të pabazuara, dhe thuhet se ato janë të paligjshme sepse ekspertët nuk kanë licencë për të kryer ekspertizë, gjë që konteston besueshmërinë e ekspertizës, dhe thotë se ato janë të paligjshme sepse ekspertët nuk kanë licencë për të kryer ekspertizë, me çka kontestohet besueshmëria e ekspertizës së kryer“.

Avokatët e ish-shefes së PSP-së në ankesën deri te Gjykata së Apelit, u ankuan për ekspertizën, që nuk e ka bërë një ekspert i licencuar dhe për këtë arsye presin që rasti të kthehet në rigjykim.

“Ekspertiza është një nga mjetet e dëshmimit që jep peshë, dhe Ligji për Procedurën Penale përcakton, që ajo të kryhet ekskluzivisht nga ekspertë të licencuar. Një person mund të jetë padiskutim profesionist, por nëse nuk ka licencë, ai nuk mund të kryejë ekspertizë. Nëse një ekspertizë kryhet si në këtë rast nga një person i tillë, kjo është një shkelje thelbësore e dispozitave të Kodit Penal, dhe kjo duhet të çojë në shfuqizimin e aktgjykimit.

Mbrojtja e Janevës njoftoi se ajo do të apelonte vendimin në Gjykatën Supreme, por ajo nuk e shtyu shkuarjen në burg të ish kryetares së PSP-së. Ajo është në Idrizovë, ndërkaq prapa hekurave është edhe Bojan Jovanovski. Tani të dy kanë mundësi të kërkojnë ndërprerjen e vuajtjes së dënimit me burg, dhe nëse për këtë ka kushte, do të vendosë një gjykatës për ekzekutimin e sanksioneve nga Gjykata Penale./Alsat/

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy