Agjencia Zhurnal.mk.

VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup

Shkup, 23 shkurt –  Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” sot ka reaguar ndaj kandidaturës së Bujar Osmanit për president, nga ku thonë se ai është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup.

“BDI, dje na e prezantoi Bujar Osmanin si kandidat për president, me moto se gjoja janë kundër Rusisë e pro BE-së. Epo po, e thënë në shqip, ashtu i bie, guri që të godet, vjen nga afër. Dhe BDI, e cila tashmë publikisht bashkëpunon me Rusinë, përpiqet që me propagandë të kundërt ta mbrojë veten.

Megjithatë ne jemi këtu për ti treguar qartë, BDI-së, Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Bujar Osmanit se sado që të tentoni nuk mund të mashtroni qytetarët!

Ju mendoni se qytetarët nuk e dinë se partneri juaj kryesor është Rusia!

A vërtet besoni se qytetarët dhe faktori ndërkombëtar nuk e din se Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup, për çka e hidhëruat partnerin kryesor strategjik të Shqiptarëve, SHBA-në dhe Sekretari Antoni Blinken nuk qëndroi në Shkup”, akuzojnë nga VLEN.

Nga atje shtojnë se Pikërisht për shkak të miqësisë dhe biznesit me Rusinë e Serbinë, Bujar Osmani as si ministër i Punëve të Jashtme e as si kryesues me OSBE-në, as edhe njëherë nuk e vizitoi Kosovën, madje edhe kur Serbia përmes ushtarëve të saj joformal sulmoi Kosovën në Zveçan ku mbet i vrarë një polic i Kosovës.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky