Në duelin e zhvilluar në Shtime, vendasit kanë fituar me rezultat 3-1, shkruan Gazeta Olle.
Golat për skuadrën e Erdin Hashanit i realizuan Muhamet Krasniqi, Adonis Dodolli dhe Ardit Gashi.
Ishte kjo miqësorja e pestë për skuadrën nga shtimja, por aktive në këtë verë ishin edhe mysafirët nga Hajvalia, të cilët kanë zhvilluar disa teste para edicionit të ri.
Kujtojmë se të dy ekipet garojnë në Ligën e Dytë të Kosovës në edicionin e ri, pasi Shkëndija u promovua gjatë sezonit të fundit në këtë nivel të garave.
/Gazeta Olle/