Agjencia Zhurnal.mk.

Helmimi i qytetarëve/ Vjosa Osmani viziton Deçanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Deçan.

 

Në këto momente ajo po viziton Qendren e Mjekësisë Familjare ku po trajtohen qytetarët që dyshohet se u helmuan nga uji i pijes.

Numri i pacientëve që po dyshohet se janë helmuar deri më tani në Deçan është diku 1500, ka thënë drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

Por, ai ka thënë se të gjithë ata kanë marrë trajtimin e nevojshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, njofton Klan Kosova.

“Kemi një hendikep këtu në QKMF meqë 11 mjekë kanë shkuar për specializim dhe kjo na ka vështirësuar organizimin e punës. Ndërsa, disa mjekë të rinj kanë shkuar në vende të huaja. Bëj apel te ata që të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të japin kontributin e tyre edhe në kushte pak më të këqija”.

Ndërkaq, ministri Vitia ka thënë se dy rastet e vdekjes në 24 orët e fundit në Deçan nuk kanë lidhje me rastet e dyshuara për helmim.

Institucionet e Kosovës janë kritikuar nga opozita dhe nga opinioni publik se nuk kanë reaguar me kohë në rastin e helmimit të qytetarëve në Deçan, njofton Klan Kosova.

Related posts

Në spitalet e Kosovës, 49 pacientë në gjendje të rëndë

D V

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 357 raste të reja me Kovid-19

N E

Kapiten Lirim Bllaca dhe Kadet Lisa Ramadani përfaqësojnë Kosovën në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More