Agjencia Zhurnal.mk.

Vjosa Osmani ia dorëzon ish-eurodeputetes çmimin me të cilin e dekoroi ish-presidenti Rugova

Presidentja Vjosa Osmani ia dorëzoi ish-deputetes së Parlamentit Evropian, Doris Pack, “Urdhrin e lirisë”, të cilin ia kishte ndarë presidenti Rugova, më 2004, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj.

 

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, thuhet se në takim, të cilin Presidentja Osmani e zhvilloi sot me Pack, Osmani e falënderoi atë për angazhimin e saj në njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Roli juaj ka qenë shumë i rëndësishëm në gjithë rrugëtimin tonë. Duke filluar nga fundi i viteve ’80 e këtej ju keni qenë promovuese e madhe e së drejtës sonë për liri. Pas çlirimit të vendit, ju i keni shërbyer njohjes dhe promovimit të shtetësisë së Kosovës”, thuhet të ketë deklaruar Osmani.

Pack anëtare shumëvjeçare e Bundestagut gjerman dhe e Parlamentit Evropian, si dhe kryetare e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane (EPP Women), theksoi se i kupton shumë mirë sfidat me të cilat vendi ynë ballafaqohet ende, sfida të kuptueshme për një shtet të ri sikur Kosova.

“Për ta njohur mirë Kosovën, secili duhet ta kuptojë të kaluarën e saj”, thuhet të ketë deklaruar Pack.

Related posts

Kurti emëron Rifat Latifin, ministër të Shëndetësisë

D V

KQZ shpalli rezultatet preliminare të balotazhit: LDK fiton Prishtinën, PDK Prizrenin, LVV Gjilanin e AAK Gjakovën

D V

MASHTI shpreson që më 13 shtator të nisë mësimi në shkolla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More