Agjencia Zhurnal.mk.

Vjen reagimi i Ronaldos ndaj organizatorit të Topit të Artë: Ai gënjeu, përdori emrin tim për ta promovuar evenimentin

Cristiano Ronaldo ka reaguar ndaj organizatorit të Topit të Artë, i cili kishte deklaruar se “ambicia e vetme” e superyllit portugez ishte që ta përfundojë karrierën me më shumë Topa të Artë sesa Lionel Messi.

Futbollisti i Manchester Unitedit (36 vjeçar) e ka fituar pesë herë trofeun presitgjioz, derisa ai i Paris Saint-Germainit (34 vjeçar) gjashtë herë dhe është favorit për të shtatin.

Kryeredaktori i France Football, Pascal Ferre, kishte thënë për NewYork Times se ambicia e vetme e CR7 ishte që të pensionohej me më shumë Topa të Artë sesa superylli argjentinas dhe për këtë e citonte portugezin.

Dhe nuk ka munguar reagimi i Ronaldos, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i konsideruar gënjeshtra këto pohime dhe duke thënë se gjithmonë e ka mbrojtur sjelljen sportive.

“Rezultati i sotëm shpjegon pse Pascal Ferre deklaroi në javën e kaluar, kur tha se ia kam pohuar atij se ambicia ime e vetme është që ta përfundoj karrierën me më shumë Topa të Artë sesa Lionel Messi. Pascal Ferre gënjeu, ai e përdori emrin tim që ta promovojë vetveten dhe ta promovojë mediumin për të cilin punon”.

“Është e papranueshme që një person përgjegjës për ndarjen e një çmimi aq prestigjioz mund të gënjejë në këtë mënyrë, me një mosrespekt absolut për dikë që gjithmonë e ka respektuar France Football dhe Topin e Artë”.

“Ndërsa gënjeu sërish sot, duke e arsyetuar mungesën time në gala me një karantinë të supozuar që nuk ka arsye të ekzistojë. Gjithmonë dua t’i uroj ata që fitojnë, me anë të sjelljes sportive dhe lojës së ndershme që më ka udhëhequr në karrierë që nga fillimi dhe këtë e bëj sepse nuk jam kundër askujt”.

“Unë gjithmonë fitoj për vetveten dhe klubet që i përfaqësoj, fitoj për veten dhe për ata që më duan. Nuk fitoj kundër askujt. Ambicia më e madhe në karrierën time është që të fitoj tituj shtetërorë dhe ndërkombëtarë për klubet që i përfaqësoj dhe për ekipin tim kombëtar”.

“Ambicia më e madhe në karrierën time është që të jem shembull për ata që janë ose duan të bëhen futbollistë profesionistë. Ambicia më e madhe në karrierën time është që ta lë emrin tim të shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror”.

“Do ta mbyll duke thënë se fokusi im është te ndeshja e radhës e Manchester Unitedit dhe në gjithçka që së bashku me bashkëlojtarët e mi dhe tifozët tanë, akoma mund ta arrijmë këtë sezon”.

“Pjesa tjetër? Pjesa tjetër është thjesht tjetër…”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij.

Related posts

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

D V

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

D V

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky