Agjencia Zhurnal.mk.

Vjen reagimi i kryeredaktorit të France Football për listën që rrodhi në internet – aty ku Messi shpallet fitues i Topit të Artë

Lionel Messi nuk është informuar se do të marrë Topin e Artë të vitit 2021 pasi një listë rrodhi në internet, aty ku argjentinasi shfaqej, sipas kryeredaktorit të France Football.

 

Sulmuesi 34-vjeçar, i cili e ka fituar çmimin plotë gjashtë herë, konsiderohet si një nga favoritët e këtij viti.

Messi fitoi trofeun e Kupës së Mbretit me Barcelonën sezonin e kaluar, por klubi spanjoll përfundoi shtatë pikë larg kampionit të La Ligës, Atletico Madridit.

Credit: PA

Superylli i Paris Saint-Germain përfundoi si golashënuesi më i mirë në La Liga para largimit të tij të bujshme nga Camp Nou në verë.

Messi, i cili kaloi si lojtar i lirë te PSG, forcoi pozicionin e tij për të sfiduar për Topin e Artë pasi udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Amerikës gjatë kësaj vere.

Legjenda e Barcelonës përballet me një konkurrencë të ashpër në përpjekjen për të fituar një Top të Artë të shtatë, me N’Golo Kanten, Jorginhon dhe Robert Lewandowskin.

Sipas raportimeve, Messi dyshohet se ishte informuar nga organizatorët e Topit të Artë se ai do të fitonte çmimin.

Megjithatë, kryeredaktori i France Football, Pascal Ferre, tani ka kritikuar listën e zbuluara dhe e ka quajtur atë si një “blof të madh”.

Ai i tha gazetës gjermane Bild: “Kjo është gjëja më kot që kemi parë në 10 ditët e fundit. Një blof i madh”.

Credit: PA

France Football anuloi edicionin e Topit të Artë për vitin 2020 për shkak të ndikimit të pandemisë së coronavirusit, me Lewandowski të cilësuar si favorit për të fituar çmimin në atë kohë.

Forma e bujshme e sulmuesit të Bayern Munichut është përcjellë edhe në sezonin aktual, pasi Lewandowski ka shënuar 23 herë në 17 paraqitje në të gjitha garat.

Polaku shënoi 41 herë në 29 ndeshje të ligës sezonin e kaluar, duke thyer rekordin e Gerd Muller për më së shumti gola të realizuara brenda një sezoni në Bundesligë.

France Football do të zbulojë fituesin e Topit të Artë për vitin 2021 në Theatre du Chatelet në Paris më 29 nëntor. 

Related posts

Djali i Fernandinhos tallet keq me Unitedin në humbjen ndaj Liverpoolit

D V

Ndryshimi i pabesueshëm fizik i Clarence Seedorf në moshën 45 vjeçare: Duket më mirë se kur luante futboll

D V

Liverpooli prezanton fanellat e reja mysafire për sezonin e ri

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More