Agjencia Zhurnal.mk.

Vjen reagimi i Granit Xhakës për mungesën në ndeshjen ndaj Spanjës

Granit Xhaka nuk mund t’i ndihmojë Zvicrës në ndeshjen kundër Spanjës në fazën çerekfinale të ‘Euro 2020’ që zhvillohet të premten.

Mesfushori shqiptar është i suspenduar për shkak të akumulimit të dy kartonëve të verdhë gjatë turneut evropiane.

Ai është lojtari i vetëm i pezulluar nga tetë skuadrat pjesëmarrëse në fazën çerekfinale, ndërsa nuk ka munguar reagimi i tij motivues në rrjetet sociale.

It breaks my heart not to play tomorrow – but I have FULL BELIEF in us to get the job done. What this squad have is…

Posted by Granit Xhaka on Thursday, July 1, 2021

“Më thyhet zemra që nuk mund të luaj nesër (e premte), por kam besim të plotë se ne do ta kryejmë punën”.

“Ajo që posedon kjo skuadër është e veçantë dhe ne do të japim absolutisht gjithçka për ta shkruar historinë”, ka shkruar Xhaka.

Ylli i Arsenalit ishte lojtari i ndeshjes në sfidën e 1/8 së finales kur Zvicra e eliminoi Francën pas penalltive. 

Related posts

Van Basten shpërehen pas trazirave në Amsterdam: Futbolli në Holandë duhet të ndalet

D V

Kosova me gjashtë medalje në Kampionatin Evropian të Karatesë për Senior dhe Veteran

D V

Jorginho reagon pas gabimit që bëri në derbin londinez ndaj Tottenhamit

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!