Agjencia Zhurnal.mk.

Vizitë mbikëqyrëse e Komisionit për Mbikëqyrje mbi punën e ASK dhe AZ

Shkup, 8 shkurt – Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe të Agjencisë së Zbulimit (AZ) sot do ta realizojnë vizitën e parë mbikëqyrëse në hapësirat e Agjencisë së Zbulimit.

Lupço Prenxhov, kryetar i komisionit për MIA-n konfirmoi se bëhet fjalë për kontroll të rregullt në AZ dhe informoi se gjatë ditës së djeshme anëtarët e Komisionit ishin për vizitë edhe në ASK.

Përndryshe, komisioni i ka shqyrtuar çështjet që kanë të bëjnë për respektimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje nga ana e ASK-së dhe AZ-së për qytetarët dhe persona të tjerë juridikë, si dhe ligjshmëria në zbatimin e autorizimeve, ndërmarrjen e procedurave të paautorizuara, keqpërdorim dhe gjëra të tjera negative në punë, në kundërshtim me të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj.

I shqyrton edhe metodat dhe mjetet të cilat i shfrytëzojnë ASK dhe AZ nga aspekti i ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të qytetarët dhe subjekte të tjera, pajisja materiale, kadrovike dhe teknike e ASK-së dhe AZ-së, vendosje e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje të cilat kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e tillë dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ASk dhe AZ.

Në shkurt, të vitit të kaluar, qëndron në ueb – faqen e Agjencisë së Zbulimit, drejtori Erolld Musliu dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim si bazë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të të dhënave dhe përvojave me qëllim të ruajtjes së Sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe shkëmbim të të dhënave dhe përvojave me qëllim të ruajtjes së sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkëmbim të të dhënave për situata aktuale politike dhe të sigurisë në nivel rajonal, shkëmbim të përvojave në zbatimin e teknologjive informatike me institucione ndërkombëtare dhe organizata, bashkëpunim në domenin e aftësimit profesional dhe harmonizimin dhe shfrytëzimin e kuadrove profesioniste, realizim dhe pjesëmarrje në trajnime të specializuara, si dhe organizimin e ngjarjeve në interes të të dyja institucioneve me qëllim të promovimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky