Agjencia Zhurnal.mk.

Vizita e Gërvallës në Kanada, deputeti Beqa e ministri Faton Peci përplasen në Kuvend

Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro ka miratuar sot raportin me rekomandime lidhur me raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës për 2020.

 

Në seancë nuk ishte e pranishme ministrja Donika Gërvalla, për çka deputetët adresuan kritika.

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës pyeti se a është shkarkuar ministrja Gërvalla pasi ajo sipas tij nuk është parë aktive as brenda e as jashtë vendit.

“Ndoshta e kanë shkarkuar, po nuk qenka kryeministri këtu, ndoshta është e shkarkuar Donika se më të vërtetë nuk e kemi pa aktive as brenda vendit e as jashtë vendit. Mendova mos është në ndonjë fushatë, po as në fushatë nuk e ka pa. Ndoshta është mirë të na tregoni që të mos i biem në qafë”, tha ai.

Për shkak të mungesës së ministres Gërvalla, Grupi Parlamentar i AAK-së nuk e ka votuar raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës për 2020.

Ndonëse mungonte për shkak të vizitës zyrtare në Kanada, ministrja Gërvalla kishte autorizuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, që të paraqiste veprimet që janë ndërmarrë në raport me të gjeturat.

“Këtu u tha se mos vallë ministrja Gërvalla është e shkarkuar. Është mirë që të gjithë ata të cilët ngjallin shpresa të rrejshme të mos e bëjnë një veprim të tillë, pasi që ballafaqimi me realitetin dhe zhgënjimin do të jetë shumë i madh. Ministrja Gërvalla ndodhet për vizitë zyrtare në Kanada në koordinim të plotë me presidenten dhe kryeministrin e vendit”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar me 71 vota edhe raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale për 2020. Ndërsa, në mungesë të kuorumit në vendimmarrje Kuvendi nuk ka miratuar raportin vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për 2020.kp

Related posts

Injorohen garancat, Specialja ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi

D V

Petar Petkoviq e quan Liqeni e Ujmanit pronë të Serbisë

N E

Tahiri: Rama po i kontribuon krijimit të Serbisë së Madhe dhe destabilitet në Ballkan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More