Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është përgjigjur kritikave dhe pyetjeve të shumta të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, të martën gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi.
Ai Vitinë e quajti përfaqësues të sektorit shëndetësor privat, derisa tha se Ministria e Shëndetësisë është drejtori e sektorit privat.
Pyetjet e Haxhiut ministri i quajti më shumë parulla politike dhe spekulime.
Vitia tutje u shpreh se është fakt që ka punuar gjashtë muaj në një institucionin shëndetësor privat, dhe se lënda e tij është dërguar në agjencinë antikorrupsion, ndërsa theksoi është njoftuar që nuk kanë gjetur asnjë konflikt interesi në lidhje me pozicionin e tij në atë institucion.
“Agjencia anti-korrupsion ka sjell vendim se nuk ka konflikt interesi. Spekulimet tuaja mund të jenë për show politik. Agjencioni anti-korrupsion ka sjell vendim. Gruaja ime punon në Olive. Kam punuar në Olive si koordinator i cilësisë, nuk jam si të tjerët që merren edhe me sport edhe me ShSKUK. Gabim e keni zotëri Haxhiu nuk është QKUK drejtori e spitaleve private. Rroga ime në Olive ka qenë bruto 3500 euro e jo 5000 euro”, ishte kundërpërgjigja e Vitisë karshi deputetit të PDK-së.