Agjencia Zhurnal.mk.

Viti i Ri, tre astronautët kinezë zhvillojnë bisedë hapësirë-Tokë me studentët

re astronautët kinezë të misionit “Shenzhou-13” që ndodhen në stacionin hapësinor të Kinës, zhvilluan një videobisedë me të rinj në Pekin, Hong-Kong dhe Makao.
Zhai Zhaigang, Wang Yaping dhe Ye Guangfu, astronautët e parë kinezë që kremtuan Vitin e Ri në hapësirë, përcollën urimet e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve nga studentët universitarë.

 

Tre astronautët e nisën “odisenë” e tyre në stacionin hapësinor më 16 tetor të vitit të kaluar për një mision gjashtëmujor. Në stacion ata do të kremtojnë edhe Vitin e Ri Kinez, ose Festën e Pranverës, më 1 shkurt.

Gjatë përgjigjes së pyetjeve, astronautët u dhanë këshilla studentëve për realizimin e ëndrrave të tyre, duke treguar mbi jetën dhe punën e tyre në stacionin hapësinor, si ruajtja e gjendjes së mirë fizike e mendore dhe trajtimi i rasteve të paparashikuara.

Related posts

Plani i ShBA-së për shpërndarjen e 80 milionë vaksinave

Redaksia

Afganët protestojnë kundër talebanëve në sfida të reja ndaj sundimit të tyre

N E

Hiroshima shënoi 76 vjetorin e bombardimeve atomike amerikane

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More