Agjencia Zhurnal.mk.

Viti 2021 ishte viti me numrin më të ulët të viktimave nga aksidentet në trafik

Shkup, 29 Maj – “Viti i kaluar ,2021 ishte viti me numrin më të ulët të viktimave nga aksidentet në trafik në 15 vitet e fundit dhe të dhënat nga katër muajt e parë të vitit 2022 tregojnë se edhe këtë vit vazhdon trendi i uljes së ndjeshme të numrit të viktimave në aksidente trafikut”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga aty, thonë se së bashku me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin për Siguri nga Shkupi, vazhdojnë me aktivitetet me qëllim të ngritjes së nivelit të kulturës në komunikacion dhe në këtë mënyrë kontribuojnë drejt uljes së numrit të viktimave në komunikacion.

Sot në Gostivar u organizua një aksion vetëdijësues në kuadër të fushatës “Edhe ti edhe unë, të gjithë jemi këmbësorë! Siguria është e para!”.

Gordana Kozuvarovska pjesëtare e kualifikuar në aksionin ndërgjegjësues, theksoi se qëllimi i fushatës është ngritja e vetëdijes për përmirësimin e kulturës së komunikacionit tek të gjithë përdoruesit e rrugëve, si shoferë ashtu edhe këmbësorë.

Nga aktiviteti u bë e ditur se përveç trajnimeve ndërgjegjësuese nëpër komuna, MPB poashtu vazhdon me kontrolle të shtuara në komunikacion.

Related posts

Ushtarë profesionistë pezulluan grevën për një javë

Xh M

Lidhja Demokratike: Idetë e Alternativës janë destabilizuese 

Xh M

Trençevska-Silvestri: bashkëpunimi me Italinë i rëndësishëm për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More