Skuadra nga Dobroja e ka mposhtur Vitinë me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të 1/16 së Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
Për këtë ftore, por edhe për ecurinë e mirë në kampionat, ka reaguar kryetrajneri i kuqezinjve, Megzon Visoka.
Visoka përmes një postimi në rrjete sociale është shprehur i kënaqur me rezultat e arritura, duke premtuar se Arbëria stinorin e ri do të jetë shumë e fuqishme.
Postimi i plotë i Visokës:
Pas nje fillimi jo te mire dhe jo ashtu si e meritonim si ne aspektin individual ashtu edhe ate kolektiv , une dhe FC Arberia e mbyllim kete gjysme stinori ne menyre shume te mire, me fitore bindese dhe performance superiore ne ndeshjen per Kupen e Kosoves , Arberia – Vitia 4-0.
Pergezoje bashkepunetoret e mi te ngushte dhe te gjithe futbollistet per rezultatet e arritura deri tani sepse ata jane me meritoret qe FC Arberia po lufton fuqishem per rikthim ne eliten e futbollit tone.
Tifozeve te FC Arberia dhe futbolldashesve Lipjanas ju premtojme se FC Arberia ne stinorin e ri do te jete shume e fuqishme dhe do te ndjeke me vendosmeri arritjen e objektivave te caktuara.
#ForcaARBERIA
…..behet edhe me mire.
Arbëria pas 14 javësh në Ligën e Parë, pozicionohet në vendin e tretë të Grupit B, me 23 pikë.
/Gazeta Olle/