Agjencia Zhurnal.mk.

Visar Ganiu vizitoi foshnjën e parë të lindur në Çair

Shkup, 1 janar – Komuna e Çairit njofton se foshnja e parë e lindur në Çair në vitin 2022 është djalë, peshon 4180 gr. dhe ka lindur në ora 02:33 pas mesnate.

 

“Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot qëndroi në Gjinekologjinë e Çairit, ku edhe erdhi në jetë foshnja dhe bashkë me drejtorin e këtij institucioni Bashkim Ismailin dhe personelin kujdestar mjekësor vizituan të porsalindurin dhe nënën Angela Gelevska”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se foshnjës së parë të lindur në Komunën e Çairit i janë dhuruar 15 mijë denarë.

“Edhe foshnjës edhe nënës ju urova shëndet të mirë. Ndërsa siç më informuan nga personeli mjekësor në Gjinekologjinë e Çairit pas mesnatës deri sot në orën 12:00 kanë lindur 6 foshnje dhe që të gjithëve ju urojmë shëndet të mirë”, ka deklaruar Ganiu.

Related posts

Konferencë për arsim profesional dhe trajnim të orientuar drejt tregut

Z H

Rezultate nga ekspertizat për fatkeqësinë e autobusit në Bullgari mund të jenë gati deri të dielën

Redaksia

Buçkovski i bindur se Bullgaria do të tërheq bllokimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More