Agjencia Zhurnal.mk.

Visar Ganiu për vizitë në Itali, takon arbëreshët e Kalabrisë

Kalabri, 8 nëntor – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot ka realizuar disa takime pune gjatë vizitës së tij në Kalabri të Italisë.

 

Ai ka vazhduar bashkëpunimin që e kishte lidhur ish kryetari i komunës, Izet Mexhiti me arbëreshët e Kalabrisë.

“Me këtë rast hasa në një mikëpritje të ngrohtë e vëllazërore dhe vendosëm të forcojmë edhe më shumë urat e bashkëpunimit konkretisht në fushën e arsimit, me çrast ju hapim mundësinë të rinjëve tanë për të studijuar në Liceun qindra vjeçarë të Shën Mitrit ku kishin mësuar krenaria e kombit shqiptar Jeronim De Rada, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi e shumë të tjerë.

Gjatë takimit në Komunën e Shën Mitrit, dhe vizitës së Liceut, shtëpisë së Jeronim De Radës e shumë vendeve të tjera historike, ripotencova se Arbëreshët kanë qenë dhe padyshim mbeten njëra nga pjesët më të rëndësishme të trungut kombëtar shqiptar.

Me kryetarin Madeo u dakorduam që në periudhën në vazhdim edhe të zyrtarizojmë binjakëzimin e Komunës së Çairit me Komunë e Shën Mitrit të Kalabrisë, Itali”, është shprehur Visar Ganiu./Zhurnal.mk

NË KALABRI BASHKË ME ARBËRESHËT🤝Bashkëpunimin e filluar vite më parë nga kryetari i mëparshëm i Komunës së Çairit, Izet…

Posted by Visar Ganiu on Tuesday, November 8, 2022

Related posts

Ilieska: OBRM-PDUKM kërkon rritje graduale të gjitha pagave dhe pensione më të mëdha për pensionistët

D V

NATO minimizon shanset për përdorim të armëve bërthamore

Xh M

Delegacion i Kuvendit në punëtori në Gjenevë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More