Shkup, 22 gusht – 10 fëmijë nën moshën pesë vjeç janë të hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve si pasojë e infeksionit me virusin e stomakut. Më të vegjlit janë vetëm disa muajsh. Simptomat e këtij virusi janë Temperatura, të vjellat, dhe diarreja. Mjekët me një apel për t’i kushtuar vëmendje higjienës, si shkaktari më i shpeshtë i infeksioneve bakteriale dhe virale të zorrëve.
“Ushqim i kontaminuar ,ushqim i përgaditur dhe i lënë në temperaturë të dhomës, si dhe pastrimi i frutave dhe perimeve jo si duhet, ndikon keq në organizmin e njeriut. Rekomandohet ushqim të freskët. Një nga arsyet më të shpeshta të infektimit janë duart e pa pastra. Parandalimi kryesor është larja e duarve sepse të gjitha këto infeksione barten përmes duarve.”, tha drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Stojka Fushtiq.
Sipas drejtoreshës Fushtiq, dehidrimi si pasojë e viruseve të stomakut mund ta vendosë trupin në një gjendje të rëndë.
“Në rekomandojmë medikamente rehidruese orale sepse përmbajtja e tyre është e përshtatshme për ato elemente që fëmija i humb gjatë diarresë. Këto përmbajnë elektrolite, glikozë, bikarbonate, këto janë më të përshtatshme për parandalimin e dehidrimit dhe trajtimin e dehidrimit.”, tha Fushtiq.
Mjekët e klinikës së fëmijëve thonë se nëse shenjat e dehidrimit janë të dukshme, duhet konsultuar urgjentisht mjeku.