Agjencia Zhurnal.mk.

“Virtuale apo reale – rregullat janë të njëjta! Të jemi mediatik të edukuar” – Ditët e edukimit mediatik

Shkup, 19 nëntor – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Rrjeti për edukim mediatik nga 22 deri më 29 nëntor organizojnë Ditë të edukimit mediatik nën moton “Virtuale apo Reale – rregullat janë të njëjta! “jemi mediatik të edukuar”.

 

Drejtori i ASHMAA-së sot në konferencë për shtyp, Zoran Trajçevski i prezantoi aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Ditëve të edukimit mediatik.

“Vendosja tematike e këtyre Ditëve lind nga zhvillimet më të fundit në fushën e edukimit mediatik në vend – hyrja zyrtare e edukimit mediatik në programet e arsimit fillor, si një qasje e mësimdhënies, e cila sigurisht kontribuoi në të gjitha përpjekjet e përbashkëta për promovimin e edukimit mediatik mes qytetarëve të të gjitha gjeneratave, tha Trajçevski.

Si pjesë e aktivitetit, me të cilin për herë të tretë i bashkohemi kremtimit të Javës së dhjetë Botërore të UNESCO-s për Mediat dhe edukimin e informacionit të UNESCO-s, do të organizohen një sërë ngjarjesh kushtuar ndërtimit dhe zhvillimit të vetëdijes kritike tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe te grupet e tjera të synuara të cilat lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me to.

Temat e ngjarjeve do të jenë: aktivitetet për zhvillimin e të menduarit kritik, edukimin mediatik në arsimin formal dhe joformal, funksionimin profesional të mediave. Sa i plotësojnë ato nevojat informative të fëmijëve dhe të rinjve dhe cilat udhëzime duhet ndjekur gjatë raportimit për këto grupmosha, mjetet dhe aftësitë e zbulimit të dezinformatave, siguria onllajn, seminare për gazetarët e rinj, blogerët dhe vlogerët, stereotipet gjinore në programet dhe festivalet për fëmijë si një mënyrë për të afruar arsimimin mediatik me të rinjtë.

Të gjitha informacionet në lidhje me aktivitetet dhe ngjarjet gjatë Ditëve do të ndahen përmes kanaleve të komunikimit të rrjetit Twitter (@MediumPismenost), Instagram (@mrezazamediumskapismenost), Fejsbuk (@MrezaZaMediumskaPismenost) dhe ueb-faqen www.mediumskapismen.

Related posts

Ministri Spasovski u takua me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Hellga Shmid

D V

Pyetem si është e mundur që Artan Grubi gjatë fushatës zgjedhore për një orë të mbërrin, Shkup – Qafë-Thanë?

Redaksia

Ministrja Stefoska i nominoi të punësuarit në Teatrin e komedisë se është shpallur konkurs për drejtor të ri të institucionit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More