Agjencia Zhurnal.mk.

Viola Von Cramon: Kosova duhet të përqendrohet në energji solare dhe me erë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon – Taubadel, njëherësh anëtare e Grupit të të Gjelbërve në kuadër të Parlamentit Evropian, e ftuar në konferencën “Marrëveshja e Gjelbër Evropiane: Synimet që duhet të përmbushë Kosova drejt efikasitetit të energjisë dhe mjedisit më të shëndetshëm”, tha se Kosova duhet të mendojë dy herë para se të vendosë edhe për një termocentral të ri.

 

Sipas Von Cramon-Taubadel, Kosova ka oferta të mira sa i përket tranzicionit drejt furnizimit me gaz.

“Atë që ne presim nga Kosova është që edhe Kosova të angazhohet në arritjen e caqeve të dekarbonizimit në planin e saj energjetik. Ajo çka do të na duhej në javët dhe muajt e ardhshëm është një qasje gjithëpërfshirëse se si bëhet një zvogëlim dhe me çfarë hapash, si të zbatohen të gjitha angazhimet që Kosova tanimë i ka nënshkruar në kuptim të reduktimit dhe se si të merremi me atë në kuptim të energjisë së ripërtëritshme. Natyrisht se ka oferta në tavolinë kryesisht të paraqitura nga administrata e SHBA-së në kuptimin e transicionit drejt furnizimit me gaz. Unë do t’ju rekomandoja që më parë të mendoni dy herë para se Kosova t’ia fillojë me një tjetër karburant të fosilit. Unë do të preferoja që të zvogëlohet përdorimi i qymyrit dhe të rritet energjia e ripërtëritshme dhe të ketë një qasje më të decentralizuar. E shohim se i keni të gjitha kushtet e nevojshme kur është fjala për diellin dhe erën që është më shumë se ato që i kemi për shembull në veri të Evropës”, u shpreh ajo, raporton Kallxo.com.

Më tej, në konferencë, Von Cramon-Taubadel, tha se Kosova ka burime të mira të energjisë së ripërtërishme, me diell dhe me erë, të cilat mund t’i shfrytëzojë për arritjen e caqeve.

Në konferencën e moderuar nga Jeta Xharra morën pjesë Viola Von Cramon-Taubadel, deputete e Parlamentit Evropian dhe anëtare e Grupit të të Gjelbërve në kuadër të Parlamentit Evropian, Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i “Grupit të Gjelbër” në kuadër të Kuvendit të Kosovës, Flutra Zymi, aktiviste e shoqërisë civile (çështjet mjedisore), Linda Çavdarbasha, zëvëndëministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Visar Kelmendi, drejtor ekzekutiv i Green Energy Technologies.

Në këtë konferencë u shpalosën caqet e “European Green Deal” të cilat Kosova duhet t’i ndjekë drejtë efiçiencës së energjisë në Kosovë, ndikimin në ekonominë e Kosovës si dhe mirëqenies sociale të njerëzve.

Në konferencë u fol edhe për energjinë e ripërtërishme në Kosovë, politikat ekzistuese dhe shembujt e suksesshëm që Kosova duhet t’i aplikojë drejt përputhjes me “European Green Deal” dhe integrimit evropian.

Kjo konferencë u organizua si pjesë e aktivitetit “Ditët e Energjisë së Gjelbër 2021”, aktivitet brenda projektit të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, “Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës” – “Ditët e Energjisë së Gjelbër”.

Related posts

Rasti tragjik në Pejë, PDK pezullon për sot të gjitha aktivitetet

D V

Përfundon takimi në Bruksel, Kosova njofton BE-në për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve

D V

Grupi terrorist rus “Wagner” kërcënon Parlamentin Evropian me një çekiç të gjakosur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More