Agjencia Zhurnal.mk.

Viktor Orban futet në listën e “armiqve të lirisë së shtypit”

Organizata e Reporterëve pa Kufij e përfshiu kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në listën e saj vjetore të “armiqve të lirisë së shtypit”.Është hera e parë që kryetari i një qeverie të Bashkimit Evropian shfaqet në këtë listë, së bashku me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad, e të tjerë.

 

Vëzhguesi i mediave tha se Orban dhe partia e tij Fidesz “e kanë sjellë peisazhin mediatik të Hungarisë, hap pas hapi, nën kontrollin e tyre”, qëkur kanë marrë pushtetin në vitin 2010.Grupi tha se Orban i shënjestroi mediat me mjete të tilla si “mashtrimet politiko-ekonomike, diskreditimi dhe vetëcensura”.Sipas Reporterëve pa Kufij, shtypi rajonal i Hungarisë ka qenë plotësisht në pronësi të sipërmarrësve që janë miq me Orbanin, që nga vera e vitit 2017.

“Në vjeshtën e vitit 2018, gati 500 kompani mediatike pro-qeveritare janë bashkuar në një kompani, për të koordinuar mbulimin e tyre”, thanë Reporterët pa Kufij.Në Indeksin e Lirisë së Shtypit, të përpiluar nga Reporterët pa Kufij këtë vit, Hungaria është renditur e 92-ta në mesin e 180 vendeve.Lista e “armiqve të lirisë së shtypit” përfshin 37 udhëheqës të shteteve dhe qeverive që shtypin lirinë e mediave.

Lista përfshin udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, presidentin rus, Vladimir Putin, Alyaksandr Lukashenkën e Bjellorusisë, Ramzan Kadyrovin e Çeçenisë, Emomali Rahmonin e Taxhikistanit dhe Gurbanguly Berdymukhammedovin e Turkmenistanit.

Related posts

Guterres i bën thirrje SHBA-së që të heqë sanksionet ndaj Iranit

Redaksia

Pfizer do t’i lejojë vendet e varfra të prodhojnë pilulën kundër COVID-19

D V

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More