Agjencia Zhurnal.mk.

Vijon votimi në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Kumanovë, 17 tetor – Po vijon procesi zgjedhor në Kumanovë, njoftoi kryetarja e KKZ, Brankica Dimkoviq. Të drejtë vote në komunën më të madhe të shtetit kanë 93.986 votues të cilët votojnë në 167 vende. Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri më tani janë përpunuar një përqindje e caktuar e vendvotimeve në tri komunat të cilat po ndryshojnë minutë pas minute.

“Kemi probleme teknike me pajisjet për identifikim biometrik. Ekipet për mbështetje teknike vazhdimisht janë në teren”, deklaroi kryetarja e KKZ, Dimkoviq.

Votimi po bëhet rrjedhimisht edhe në komunën e Likovës. Probleme teknike në fillim të votimit ka pasur me aparatet për gjurmë të gishtit, informoi kryetarja e KKZ, Ajshe Demiri e cila theksoi se tashmë po tejkalohen. Në Likovë të drejtë vote kanë 26.042 votues të cilët votojnë në 36 vende.

Në Nagoriçan të Vjetër të drejtë vote kanë 3.262 votues të cilët të drejtën e votës e realizojnë në 38 vende.

“Kemi probleme me aparatet për leximin e gjurmëve të gishtërinjve në disa vende”, tha kryetari i KKZ, Marjan Daillovski. 

Related posts

Propozimi i Mickoskit/ Taravari: Po fokusohemi për zgjedhjet në 8 maj

Xh M

Shala i PDK: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Xh M

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky