Agjencia Zhurnal.mk.

Vidhen 20 mijë euro në Pejë, ndalohen tre të dyshuar

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Pejë janë ndaluar tre persona me inicialet H.A., E.H. dhe M.A., të cilët duke vepruar si anëtar të grupit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

 

Tre të dyshuarit, sipas Prokurorisë duke vepruar si anëtar të grupit kanë arritur t’i vjedhin nga i dëmtuari shumën e parave në vlerë prej 20 mijë eurove, ku pas koordinimit të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës, tre të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë rreth orës 18:00, shkruan lajmi.net.

“Pas kontrollit të shtëpive të pandehurve, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur paratë e vjedhura, në shumë prej njëzetmijë (20.000) euro”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Pejë do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve në gjykatën kompetente.

Related posts

Shoferi i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Kroaci po qëndron në stacionin e Policisë

D V

Kurti falënderon ministrin izraelit për vizitën

D V

Osmani sërish udhëton për në SHBA

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More