Agjencia Zhurnal.mk.

Vetura me fotografi për Epopenë e UÇK-së vendoset në Prekaz

Një qytetar nga qyteti i Lipjanit për shkak të ngjarjes së Epopesë së UÇK-së, ka vendosur që veturën e tij ta mbulojë me fotografi që simbolizonin datat 5, 6 dhe 7 mars, të cilën mandej e vendosi në Kompleksin Memorial në Prekaz. E këtë vepër e përgëzoi edhe Bekim Jashari.

Jashari në një prononcim për KosovaPress, tha se gjesti i qytetarit përveç që është për Epopenë e UÇK-së, ajo gjithashtu është edhe për simbolikën e Ushtrisë së Kosovës që të bëhet sa më shpejt pjesë e NATO-së.

“Ne sapo e shpalosëm një veturë nga një qytetar i komunës së Lipjanit që me vullnetin e tij, dëshirën e tij për shkak të Epopesë por edhe për simboliken që ushtria e Kosovës të jetë sa më shpejt e mundur pjesë e familjes së madhe NATO. Unë e përgëzoj për këtë punë për këtë vepër është mjaft interesante dhe mjaft bukur e ka punuar” u shpreh ai.

Ndërsa qytetari që ka bërë këtë ide, Fitim Krasniqi shprehu dëshirën që Ushtria e Kosovës të jetë pjesë e NATO-s.

“Unë e kam shprehur dëshirën që t’ia urojë Kosovës në NATO, sepse është momenti që të jemi në NATO… Ideja më ka ardhur spontanisht… Dje e kam përfunduar të tërën, ndërsa mbrëmë e kam dorëzuar këtu”, tha Krasniqi.

Kujtojmë që Epopeja e UÇK-së është ngjarje kjo ku për tri ditë me radhë kujtohet komandantin legjendar Adem Jashari dhe familja e tij, të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Related posts

Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar

Xh M

Abazi: “Zajednica” e Kurtit po kalon nëpër gjakun e aktivistëve

D V

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy