Agjencia Zhurnal.mk.

Vetura elektrike përfshihet nga zjarri pas uraganit në Florida

Pronarët e veturave elektrike i kanë parë veturat e tyre teksa përfshiheshin nga zjarri pasi që u mbuluan nga uji gjatë Uraganit Ian, ndërsa një zyrtar i lartë nga shteti i Florida paralajmëroi se do të duhen disa orë për ta shuar zjarrin.

NY Post raporton se teksa Florida po e merr veten nga stuhia e Kategorisë 4 e cila arriti kontaktin me token gjatë javës së kaluar, punëtorët e emergjencave u përballen me shkatërrime të tjera nga veturat elektrike të cilat u nxorën nga uji pas vërshimeve të mëdha dhe më vonë u përfshinë nga zjarri, shkroi në Twitter Jimmy Patronis, zyrtar kryesor financiar i Floridës dhe mareshal i shërbimit shtetëror të zjarrfikësve.

“Ka një numër shumë të madh të veturave elektrike të dëmtuara nga Ian” tha ai duke shtuar se “teksa bateritë e këtyre gërryhen nga uji, ato shkaktojnë zjarr”.

“Kjo është një sfidë e re me të cilën zjarrfikësit tanë nuk janë përballur më herët. Të paktën në një shkallë të tillë”, vazhdoi ai shkrimin e tij.

Në tweet-in e tij, Patronis kishte bashkangjitur një video të zjarrfikësve të Distrikti i Shpëtimit nga Zjarri North Collier në Naples ku ata shihen duke e shuar zjarrin nga një veturë elektrike, teksa një kalimtar dëgjohet duke thënë se janë nevojitur mijëra litra ujë për ta shuar atë.

“Nevojiten ushtrime speciale dhe dijeni mbi veturat elektrike për t’u siguruar se këto zjarre shihen shpejtë dhe në mënyrë të sigurt”, përfundoi shkrimin e tij Patronis.

Related posts

Një herë imazh e ambasador i markës Opel, Jürgen Klopp tani merr për vete një Astra Plug-in Hybrid

Lea Muslija

Regjistrohuni dhe merrni me qira një veturë elektrike të Volkswagen

D V

Volkswagen prezanton veturën e re Taigo

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More