Agjencia Zhurnal.mk.

Vetura e djegur në Shkup është e prokurorit të rastit “Monstra”

Shkup, 23 dhjetor – Një zjarr ka shpërthyer të martën mbrëma në barakën e Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe Rrugica” në Shkup nga një automjet që është parkuar afër objektit, konfirmuan për MIA-n nga Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit.

 

Denoncimi për zjarrin ka qenë në orën 01.50, ndërsa është intervenuar me gjashtë automjete dhe 19 zjarrfikës. Sipas mediumeve në gjuhën maqedonase, vetura e djegur është e prokurorit Gavrillo Bubevski, i cili ishte prokuror në procesin gjyqësor “Monstra”. Bubevski ka vërtetuar se vetura e djegur është e tij.  

Edhe pse zjarri është shuar ekipi i zjarrfikësve akoma ndodhet në terren.

Informacione shtesë janë paralajmëruar për më vonë.

Related posts

Arrestohet kumanovari, iu gjetën shtatë emigrantë nga Kuba

Z H

Bekim Sali: 99% unë do të jem ministër i shëndetësisë

Z H

Moti kryesisht me diell dhe me erë të dobët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More