Agjencia Zhurnal.mk.

Vetëvendosje thotë se aktivistët e saj nuk e sulmuan me vezë të Përparim Ramën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar nga disa persona në një tubim në Lagjen “Kodra e Trimave”, të cilët kanë duke brohoritur “Vetëvendosje”.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë, ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje dhe i ka quajtur të rreme raportimet që e lidhën këtë sulm me emrin e partisë.

“Sapo u njoftuam nga mediat se disa persona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së. Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë së këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”, thuhet në reagim.

Rama u sulmua me vezë derisa ishte në një aktivitet në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet.

E Përparim Rama, përmes një statusi në Facebook ka thënë se takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes.Ka reaguar edhe kryetari i degës së LDK-së në “Kodrën e Trimave”, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se “disa individ të frustruar me klithma VV dhe sulme me vezë, tregojnë fytyrën dhe kulturën e tyre.Mos të klithin por të punojnë, si duket po harrojnë që janë në pushtet”, ka shkruar Beqiri.

Reagim ndaj lajmit të rremëSapo u njoftuam nga mediat se disa përsona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë…

Posted by Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës on Thursday, July 22, 2021

Related posts

Peci premton mbrojtje të tokave bujqësore

Xh M

Osmani në takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, e dekoron me medaljen presidenciale

D V

Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën në Turqi

D V