Agjencia Zhurnal.mk.

Veterani që shërbeu në Kosovë vritet aksidentalisht në poligon

Familjarët e veteranit 35 vjeçar Gavin Hillier i cili u dekorua për shërbimin e tij në Irak, Afganistan dhe Kosovë, janë ende duke vuajtur, pas një rasti tragjik që ndodhi në mars të vitit të kaluar.

Kjo për shkak se Hiller ndërroi jetë pas të shtënave tragjike në poligonin e stërvitjes Castlemartin në Pembrokeshire, shkruan The Mirror.

Rasti tragjik ndodhi për shkak se një ushtar me shikim të dobët, deri sa po synonte të qëllonte në një objekt prej druri, ai aksidentalisht qëlloi në trupin tashmë të pajetë të Hillier.

Viktima ka vdekur pothuajse menjëherë pas të shtënave.

Shefat e Ministrisë së Mbrojtjes kaluan tetë muaj duke hetuar vdekjen e Hillier, i cili kishte marrë një medalje pas shërbimit të gjatë dhe sjelljes të mirë nga Princi Charles, Koloneli i Regjimentit.

Raporti zbuloi se vizioni i qitësit me armë ishte aq i dobët sa fillimisht iu refuzua hyrja në Gardën Uellsiane.

Ai u pranua në gardë vetëm pasi iu dhanë syze me dioptri. Por në momentin kritik, ai nuk ishte duke i mbajtur syzet.

Related posts

Rreth 250 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve, Kajtazi: Po përdoren për shkak të politikave të dobëta ndëshkimore

D V

Mishel për vizitë në Kosovë

Z.H

Haxhiu: Ministria e Drejtësisë në fund të këtij muaji do ta vizitoj Specialen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More