Agjencia Zhurnal.mk.

Vetëm sivjet gati tre mijë maqedonas kanë kërkuar pasaportë bullgare

Shkup, 4 dhjetor – Maqedonasit vazhdojnë të kërkojnë pasaporta bullgare. Vetëm sivjet, sipas të dhënave të autoriteteve bullgare, pasaportë kanë kërkuar gjithsej 2.990 maqedonas.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë së Bullgarisë gjithsej pasaportë bullgare kanë kërkuar 20.817 shtetas të huaj. Prej të cilëve 3.141 janë nga Ukraina, 2.992 nga Shqipëria, 2.990 nga Maqedonia e Veriut, 2.262 nga Rusia, 1.518 nga Moldavia, 1.151 nga Serbia, 361 nga Izraeli ndërsa nga Kosova ka pasur vetëm 4 kërkesa.

Ndryshe, në 15 vitet e fundit rreth 120 mijë maqedonas kanë marrë pasaportë bullgare, ndërsa Bullgaria vazhdimisht i përmend këto persona si bullgarë për shkak të deklarimit se kanë prejardhje bullgare.

Related posts

Brenda pesë vjetësh dyfishohet çmimi i banesave në Shkup

Xh M

IPIS demanton: Anketa që shpërndahet në rrjete sociale është e rrejshme

Xh M

Rusia bën propagandë në Ballkan – shfrytëzon profesorë, politikanë dhe klerikë fetarë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy