Agjencia Zhurnal.mk.

Vetëm 447 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Janë 160,749 persona janë prekur me COVID-19, që nga 13 mars 2020, dita kur u shfaqen dy rastet e para në Kosovë.

 

Ndërkohë në të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë del se nga 1,801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 566 mijë e 251 doza të vaksinës. Deri më sot 724,969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447”, thuhet në njoftimin e ministrisë. 

Related posts

Gërvalla takon ambasadorin austriak, diskutojnë për integrimet evropiane

D V

Misioni Gift of Life, trajtohen 25 fëmijë me probleme në zemër

D V

Ligjvënësit i bëjnë thirrje Bidenit të angazhohet për zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More