Agjencia Zhurnal.mk.

Vërshime e përmbytje në Tetovë, shtëpitë, bodrumet e garazhet të mbuluara me ujë

Tetovë, 23 gusht – Tetova dhe rrethina mbrëmë rreth orës 20:00 janë përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të shtëpive, bodrumeve dhe garazheve, si dhe derdhje të ujërave të zeza nga disa puseta.

 

QMK njofton se Njësiti territorial zjarrfikës i Tetovës intervenon në zonat e rrezikuara.

Rruga për në fshatin Falishë te nënkalimi është plot me ujë, ndërsa edhe nënkalimet tjera janë në bllokim të plotë të lëvizjes. Gjithashtu, rruga që të çon nga Stadiumi deri në kazermë është e përmbytur dhe është në ndalesë të plotë për lëvizje.

Sipas informacioneve të para janë të vërshuara rrugët “Ulica 141”, rr. “Fushtanska”, rr. “Ilindenska”, “Ulica 114”, rr. “Mirçe Acev”, “Ulica 121″…

Shtabi i krizave të Tetovës është aktiv, ndërsa shefi i QRMK Tetovë i ka njoftuar anëtarët e shtabit për vërshimet, pas së cilës punonjës nga Nndërmarrjes publike komunale Tetovë dhe Komuna e Tetovës janë në terren me dy eskavatorë, të cilët do të intervenojnë në kanali që kalon nëpër fshatin Reçicë e Vogël.

Pjesëtarët e SPB Tetovë janë në terren me të gjitha forcat për të siguruar rregullim dhe normalizim më të shpejtë të komunikacionit. Po punohet për normalizimin e gjendjes së përgjithshme në terren të prekur nga reshjet e dendura.

Sipas QRMK Tetovë, Lumi i Porojit në drejtimin Tetovë – Jazhincë është në nivel kritik dhe ekziston rreziku i daljes nga shtrati nga uji i tejmbushur. Është dërguar një ekskavator për të parandaluar bllokimin e rrugës Tetovë-Jazhincë.

Related posts

Sportitstët Tërstena, Nakovska-Bikova, Jovanovski dhe Georgievski dekorohen me Dekoratën “8 Shtatori”

Xh M

Osmani dhe Bërnz nënshkruan Marrëveshje për Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacioneve të Klasifikuara

Z.H

Ahmeti ngushëllon familjen Nishani

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More