Agjencia Zhurnal.mk.

Vendvotimet të hapura, mund të votojnë 1.353.990 qytetarë në 2.481 vendvotime

Shkup, 31 tetor – Në ora 07:00 filloi votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata lokale që nga pavarësia e shtetit.

 

Votohet në gjithsej 44 komuna. Të drejtë vote kanë 1.353.990 votues në 2.481 vendvotime. Përsëritje të votimit për kryetar komune dhe për këshill ka në një vendvotim edhe atë (0543) në Dibër dhe në vendvotimin 2597/1 në Shuto Orizarë për anëtar të këshillit. Gjykata kushtetuese e anuloi votimin në këto dy vendvotime për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor.

Sot nuk ka votim për kryetar komune në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë sepse nuk është plotësuar censusi ligjor i votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve që të dalin të paktën një e treta e votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore. Për këto dy komuna KSHZ-ja do ta njoftojë Qeverinë dhe më pas në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë do të organizojë përsëritje të votimit për kryetar komune në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale. Anëtarët e këshillit janë zgjedhur sepse për ta nuk nevojitet census.

Për herl këtë vit votuesit identifikohen me pajisje për identifikim biometrik përmes gjurmëve të gishtit. Këto pajisje I përmbajnë vetëm të dhënat personale për votuesit nga Lista zgjedhore në vendin zgjedhor.

Përjashtim nga votimi me pajisje për identifikim biometrik janë personat të cilët kanë votuar dje – të sëmurët, të pafuqishmit, personat me Kovid-19 dhe ata në vetizolim, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore. Dje kanë votuar edhe të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe personat e zhvendosur brenda vendit. 

Related posts

Për tre javë nga Covid kanë vdekur 30 pacientë të vaksinuar me dy doza

Z H

Editorial: S’ka më ndihma për Covid 19 për kategoritë sociale- qeveria iu dha ndihma vetëm kur iu duheshin për vota!

R Zh

Osmani në takimin me Dendias: Vullneti politik është kyç për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More