Agjencia Zhurnal.mk.

Vendimi për dinarin, Osmani dhe Hovenier diskutojnë për propozimet që ofrojnë zgjidhje për planin e tranzicionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të enjten në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar ndër të tjera edhe për Rregulloren e re të BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb.

Sipas Presidencës, Osmani e Hovenier fokus të veçantë i kanë dhënë propozimeve të cilat ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për planin e tranzicionit për zbatimin e kësaj rregulloreje.

“Duke diskutuar për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, Presidentja Osmani ripotencoi mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për sovranitetin, kushtetueshmërinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Në mes tjerash, në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

🇽🇰🇺🇸 | Presidentja Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey HovenierPresidentja e Republikës…

Posted by Presidenca e Republikës së Kosovës on Thursday, February 22, 2024

Related posts

Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Xh M

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

D V

Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë: Përulemi përjetësisht para veprës së heronjve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky