Agjencia Zhurnal.mk.

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, Berisha: U dha mësimin e merituar balozëve të drogës, Rama-Veliaj-Fusha

Berisha shkruan se ky vendim i dha mësimin e merituar kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesmenit Fusha, të cilët ish-kryeministri i quan balozë të drogës.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si një fitore vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila sot anuloi Ligjin Special dhe vendimin për nisjen e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se ky vendim i dha mësimin e merituar kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesmenit Fusha, të cilët ish-kryeministri i quan balozë të drogës.

“Aleanca qytetare ngadhenjeu mbi drogen, krimin e bandes Rama-Veliaj-Fusha! Miq, Gjykata Kushtetuese sot beri drejtesine.Ndaj le tju percjellim nje pershendetje te perzemert heronjve te Aleances Qytetare qe me qendresen e tyre epike u dhane mesimin e merituar balozeve te droges dhe krimit kombetar dhe europian Rama -Veliaj-Fusha. Kjo bande kriminale duhet te pesoje sa me pare nga qytetaret fatin qe ata i rezervuan Teatrit Kombetar.  Ajo duhet te shkaterrohet dhe arkivohet sa me pare ne analet e barbareve te civilizimit. Teatri duhet te rindertohet nga e para ashtu siç ishte, per te rivendosur ne pjedestalin e merituar vleren e tij kombetare te pavdekshme por dhe si monument i shpirtit te pamposhtur te mbrojtesve te tij heroik! Sb”- shkruan Berisha.

Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Related posts

Rriten shifrat në vend/ Humbin jetën 10 persona nga COVID, infektohen 826 të tjerë në 24 orë

D V

Manastirliu pret rektorin e universitetit hungarez: Vendosëm bazat e një platforme ambicioze bashkëpunimi

D V

Air Albania nis fluturimet nga Kukësi më 15 korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More