Agjencia Zhurnal.mk.

Vendimi i Komisionit disiplinor, dënohet Tahir Batatina – I tërhiqet vërejtja Llapit, Gjilanit e Ballkanit

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.10.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së njëmbëdhjetë të BKT Superligës dhe xhiros së dhjetë të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME

FC ”Ballkani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutën e parë (1) , ndeshja Ballkani-Prishtina ndërpritet për 1 minutë për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike/fishekzjarre në fushën e lojës. Në minutën 21 hedhën mjete piroteknike tymuese në afërsi të flamurit të kornerit. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika F të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të takimit Llapi-Drita, një tifoz i FC ”Llapi”, kalon rrethojat e fushës dhe me ton të lartë (me qëllim për t’u sqaruar me dikë në fushë) por fal ndërhyrjes së Policisë dhe sigurimit, parandalohet dhe largohet nga fusha. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika F të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

SC”Gjilani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes, në minutën e 20, ndërpritet ndeshja për 2, 3 minuta për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike/fishekzjarre në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika F të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

KF”Vëllaznimi”. Në minutën e 63, disa shikues të KF”Vëllaznimi”, ofendojnë ekipin mysafir, për çka loja ishte ndërprerë për dy minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vëllaznimi-Onix. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika F të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Kryetrajneri i FC ”Llapi” Tahir Batatina me nr ID.001144M77. Pas përfundimit të ndeshjes Llapi- Drita në prononcim për media akuzon gjyqtarët e ndeshjes në krye me Genc Nuzën për ndikim në rezultat dhe se ja dhuruan pikët FC ”Drita”. Sipas xhirimit TV. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore: Dënohet me gjobë në shumë prej 500 euro (Recidiv). Afati i pagesës është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Trajneri i portierëve të FC ”Llapi” Bekim Mulliqi, ID.011415M71. Pas përfundimit të ndeshjes, duke shkuar në zhveshtore fyen dhe ofendon gjyqtarët në prezencë të policisë dhe zyrtarëve tjerë të ndeshjes Llapi-Drita. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 42. 1 paragrafi A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore – Qortim.

Lojtari i KF ”Ulpiana” me nr fanelle 5 Gentian Emini dhe nr ID.005592M97. Në minutën 87 të ndeshjes Malisheva-Ulpiana ndërhyrje e pakontrolluar, ndaj lojtarit kundërshtar duke e goditur në gjoks dhe në fytyrë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanelle 6 Ilir Syla dhe nr ID.002267M95. Në minuten e 36 ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit duke shkaktuar penallti me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Dukagjini. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 29.10.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 29.10.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku

Related posts

Messi e pranon: Finalja është ndeshja ime e fundit në Botëror

Redaksia

Pendarovski priti në takim homologun e tij italian, Sergio Mattarella

Z.H

Dimitrov: Nëse qeveria ndihet e dobët, e paaftë dhe e dëshpëruar, çmimin nuk duhet ta paguajë populli

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More