Agjencia Zhurnal.mk.

Vendi po humb tregjet për disa produkte

Shkup, 5 Nëntor – Vendi vit pas viti po humbet tregjet e produkteve tradicionale, siç është rasti me disa produkte të kopshtarisë. Shkak për këtë, thonë ekspertët, është kapaciteti i vogël prodhues përkundër cilësisë së lartë, por edhe konkurrencës së madhe në rajon. Në vend të prodhimit vendas, qytetarët hanë gjithnjë e më shumë produkte bujqësore të importuara.

 

“Domatja është ulur me më shumë se 60%. Domatja si produkt në hortikulturë ka vlerën më të lartë të shtuar dhe sjell më shumë deviza nga pikëpamja e eksportit. Kjo për mua është e frikshme…”, tha Blagoj Mukanov-ekspert i bujqësisë

Fermerët vendas po luftojnë jo vetëm kundër karburanteve dhe plehrave të shtrenjta, por edhe me hapjen e tregjeve rajonale.

“…Nuk mund të arrijmë një çmim që do të garantonte njëfarë stabiliteti për fermerin, dhe nëse hapni pak tregjet e vendeve konkurruese, si Shqipëria, Shqipëria ka një avantazh shumë më të madh klimatik dhe do të jetë shumë më e mirë se ne për sa i përket shpenzimeve. Nuk përdor ngrohje…”, u shpreh Blagoj Mukanov-ekspert i bujqësisë.

Varësia nga importi i produkteve është arsyeja kryesore e rritjes së inflacionit, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet e tjera përreth.

“Nëse diçka që ne importojmë bëhet më e shtrenjtë dhe çdo gjë u shtrenjtua, atëherë çmimet duhet të rriten”. Inflacioni nga shtatori e këtej është një problem mbarë botëror, veçanërisht në Evropë. Bujqësia maqedonase është e varur nga importi 70,92% në vitin 2022, dhe ajo serbe 49,09%. Kjo do të thotë gjithashtu se nëse dikush dëshiron të vendosë sanksione dhe të mos ketë mundësi të importojë produkte të caktuara, automatikisht vë në pikëpyetje largimin e punëtorëve dhe mbylljen e kompanive”, deklaroi Petar Koçoviq-profesor universitar nga Beogradi.

Profesori thotë se e vetmja mënyrë për të përballuar këtë situatë është zëvendësimi sa më i madh i mallrave të importuara me produkte vendase, por kjo kërkon kohë.

Related posts

BDI sot mbanë mbledhjen e Këshillit Qendror, do të zgjidhen organet partiake

Xh M

Filipçe përshëndetet me gazetarët: Faleminderit, patët rol të rëndësishëm në pandemi

D V

Bozovca dhe Veshalla këtë vit pa asnjë nxënës të klasës së parë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More