Agjencia Zhurnal.mk.

Vendi me progres më të lartë në rajon për nga numri i të vaksinuarve me të paktën një dozë

Shkup, 28 gusht – Maqedonia e Veriut është lidere në rajon sa i përket qytetarëve që janë vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinës kundër Kovid-19, në 1,5 muajt e fundit, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Sipas të dhënave të fundit, nga 5 korriku deri më 24 gusht, numri me të paktën një dozë të vaksinës është rritur për më shumë se 14 për qind, që është përparimi më i madh në krahasim me vendet e rajonit. Në të njëjtën periudhe, pas Maqedonisë së Veriut vjen Kosova me 10.64, Shqipëria dhe Greqia 8.61 për qind dhe Mali i Zi 8.04për qind. Rritje ka edhe në Bosnjë me 7.95, ndërsa në Slloveni është 6.9.

Përparim më të vogël ka Serbia, përkatësisht 2.49 për qind, ndërsa Bullgaria me vetëm 1.66 për qind të vaksinimit

“Rritja e numrit të të infektuarve do të thotë mbrojtje më e madhe kolektive, ulje të mundësisë që virusi të shpërndahet dhe të pësojë mutacion. Vaksinat janë të sigurta, thonë nga MSH, dhe paraqesin parandalim nga forma e rëndë e sëmundjes, hospitalizim dhe vdekje”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

Dimitrov – Juratoviq: Periudha e ardhshme vendimmarrëse për të ardhmen e eurointegrimit të rajonit

D V

Fillon takimi mes Zaevit dhe Gashit, Kovaçevski shoqëron kryeministrin (Video)

Z H

Samit virtual i Procesit të Berlinit nën presidencën e Gjermanisë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More