Agjencia Zhurnal.mk.

Vendi ka humb pyje sa 10 male sa Vodno

Shkup, 24 qershor – Një sipërfaqe prej 200 mijë hektarësh pyjesh është humbur në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në 20 vitet e fundit, sipas vlerësimeve të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) pranë Kombeve të Bashkuara. Vendet në rajon, produkti i brendshëm bruto (PBB) i të cilëve mbështetet më shumë në prerjen e drunjve, do të duhet të përshtaten deri në vitin 2030, sipas “Deklaratës” së re të Glasgout “për shfrytëzimin e pyjeve dhe tokës” për të parandaluar shpyllëzimin. Në dy dekadat e fundit, vetëm në Maqedoninë e Veriut janë zhdukur 40 mijë hektarë pyje, sa dhjetë male sa Vodno në Shkup, ku llogaritet se ka rreth 4 mijë hektarë pyje. Udhëheqësit botërorë në Glasgow miratuan një deklaratë të re për mbrojtjen e pyjeve, të nënshkruar nga më shumë se 100 vende. Nga rajoni, Serbia dhe Kosova nuk e kanë firmosur.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova, të cilat presin deri në 10 milionë metra kub drunj në vit, do të duhet të përshtatin strategjitë kombëtare të menaxhimit të pyjeve. Bosnja dhe Hercegovina pritet të jetë “viktima” më e madhe si një nga eksportuesit më të mëdhenj të drurit dhe produkteve të drurit në rajon, me një mesatare vjetore (sasi e planifikuar e drurit për përdorim sipas planeve speciale të menaxhimit të pyjeve) prej 235 milionë metrash kub drunj.

Me zhdukjen e pyjeve, sipas vlerësimeve të FAO-s, emetimet e dioksidit të karbonit janë rritur nga 3 milionë tonë në Kosovë, deri në 12 milionë tonë në Serbi. Serbia ka gjithashtu masën më të madhe drusore, me potencial të pyjeve në pronë shtetërore dhe private. Ajo vlerësohet në 362,4 milionë metra kub, me një rritje vjetore pozitive prej 9 milionë metrash kub. Megjithatë, përkundër kapacitetit të madh, ndërmarrja publike për menaxhimin e pyjeve në Serbi në dokumentet strategjike identifikon sipërfaqe të vogla për shfrytëzim, me qëllim për të rikthyer cilësinë e pyjeve. Në dy dekadat e fundit, humbja e pyjeve në Serbi është pothuajse 58 mijë hektarë ose 2,1 për qind e sipërfaqes totale.

Vendi i dytë me sipërfaqen më të madhe pyjore prej 340 milionë metrash kub, por edhe me shfrytëzimin më të madh, është Bosnjë dhe Hercegovina. Sipas vlerësimeve të FAO-s, në BeH në njëzet vitet e fundit zhdukja e pyjeve është pothuajse 32 mijë hektarë, ose 1,2 për qind e masës totale. Humbja më e madhe e pyjeve në këtë periudhë është regjistruar në Shqipëri me 6,2 për qind, ose pak më shumë se 40 mijë hektarë sipërfaqe drusore. Në vitin 2016, vendi vendosi një moratorium 10-vjeçar për prerjet dhe eksportet për shkak të trendeve negative të shpyllëzimit dhe rritjes së krimit të organizuar për prerje të paligjshme të pyjeve. Maqedonia e Veriut është në tre vendet e para në rajon sipas përqindjes së humbjes së pyjeve. FAO parashikon një humbje prej 5,2 për qind të sipërfaqes pyjore, ose gjithsej 40,4 mijë hektarë. Si rezultat, emetimet e dioksidit të karbonit janë rritur me 5,21 milionë tonë.

SHPËTIM PËR PYJET APO DEKADË E HUMBUR?

Në nivel botëror, janë zhdukur 9,9 milionë hektarë pyje, kryesisht në Amazon, Rusi dhe Kongo. Deklarata kësaj here është nënshkruar nga Brazili, ndryshe nga një dokument i ngjashëm i vitit 2014 në Nju Jork. Megjithatë, ekzistojnë dyshime mbi atë nëse prodhuesit më të mëdhenj të produkteve të drurit do të japin kontribut të rëndësishëm kundër prerjes së pyjeve, duke u bazuar nga dështimi i deklaratës së mëparshme. Norvegjia ndërpreu fondin për shpëtimin e pyjeve tropikale të Amazonës në vitin 2019 për shkak të shkeljes së asaj mbi të cilën ishte rënë dakord, nga presidenti brazilian Jair Bolsonaro.

Aktualisht, janë premtuar deri në 19 miliardë dollarë në Fondin Global të Parandalimit të Shpyllëzimit, me një fokus të veçantë në pyjet tropikale të Amazonës dhe Kongos. Midis tyre janë 2 miliardë të premtuara nga Jeff Bezos për restaurimin e tokës në Afrikë. “Greenpeace” ka kritikuar deklaratën, sepse ajo ofron afat edhe një dekadë tjetër deri në vitin 2030 për shpyllëzimin dhe nuk ofron mekanizma detyrues për vendet nënshkruese. (TRTBalkan.com)

Related posts

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup

D V

Skandaloze/Çfarë e lidh Shaqir Fetahun me ish deputetin e Putinit që Radio Evropa e Lirë e përmend si udhëheqës të rrjetit prorus për ndikim në Ballkan (Foto)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy