Skuadra e Vëllaznimit po kalon një krizë të re financiare, poashtu edhe krizë të rezultateve kohët e fundit.

Pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit në Ligën e Parë, disa lojtarë kanë njoftuar largimin nga klubi gjakovar, shkaku i problemeve financiare.

Viktor Kuka, Adnan Haxhaj dhe Dardan Rogova kanë njoftuar edhe zytartisht se do të largohen nga klubi i madh kosovar.

Megjithatë, GazetaBlic Sport mëson se lista e largimeve nga klubi i Vëllaznimit nuk ndalet me kaq.

Sipas burimeve të gazetës, Albin Prapashtica është lojtari i radhës që është larguar nga Vëllaznimi, ku ishte në huazim nga merkato e verës.

Lojtari është në pronësi të FC Prishtinës dhe tashmë është kthyer tek skuadra kampione, ku edhe po stërvitet për të qenë gati për pjesën e mbetur të sezonit në Superligën e Kosovës.