Agjencia Zhurnal.mk.

Vdesin tre fëmijë pas shembjes së një ndërtese në Egjipt

Një ndërtesë dykatëshe është shembur më 6 dhjetor në një provincë jugore të Egjiptit duke lënë të vdekur së paku tre fëmijë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

 

Ekipet e shpëtimit ia dolën që të shpëtojnë nëntë persona të cilët kishin ngecur nën rrënojat e ndërtesës dykatëshe në provincën Beni Suef, rreth 111 kilometra larg nga Kajro.

Dy vëllezër në moshën 8 dhe 12-vjeçare dhe motra e tyre 11-vjeçare kanë vdekur. Edhe tre fëmijë të tjerë janë lënduar. Shkaqet e shembjes së objektit nuk dihen ende por incidente të tilla janë të shpeshta në Egjipt ku kriteret e ndërtimit nuk respektohen.

Në muajin shtator një ndërtesë katërkatëshe ishte rrënuar në qytetin Shoubra el-Khaima, afër Kajros, me ç’rast kishin vdekur tre persona.

Qeveria egjiptiane së fundi e filloi një fushatë kundër ndërtimeve ilegale në gjithë vendin, duke burgosur shkelësit dhe në shumë raste ka rrënuar objektet pa leje.

Related posts

Shembet ura në Siberi duke bllokuar hekurudhën më të gjatë në botë

D V

Kina shpreson që administrata e re e ShBA-së t’i trajtojë objektivisht marrëdhëniet dypalëshe

Z H

Disa vende të Ballkanit po përballen ditëve të fundit me rritje të rasteve nga COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More