Agjencia Zhurnal.mk.

Vdesin shtatë migrantë, pas aksidentit të një veture në Hungari

Shtatë persona vdiqën e katër u lënduan pasi një veturë me targa serbe, në të cilën ndodheshin refugjatë e migrantë, u përplas në një shtëpi në Hungari.

 

Aksidenti ndodhi më 13 dhjetor, pasi ngasësi refuzoi të ndalet për kontrolle rutinore, njoftoi policia.

Ngasësi dalloi që policia është duke kontrolluar veturat në fshatin, Morahalom afër kufirit me Serbinë dhe tentoi të shmang patrullën, njoftoi policia, raporton agjencia Reuters.

Vetura në të cilën ndodheshin 10 persona, u nis në drejtim të qytetit Segedin dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe, goditi shtëpinë dhe u rrotullua.

Policia njoftoi se ngasësi, i cili po ashtu u lëndua në aksident, u arrestua dhe ndaj tij do të fillojnë procedurat penale.

Ai pritet të akuzohet për tregti me qenie njerëzore dhe shkaktim të aksidentit me fatalitet.

Aksidenti ndodhi afër kufirit të shtetit anëtar të Bashkimit Evropian, Hungarisë me Serbinë, e cila nuk është pjesë e bllokut.

Në vitin 2015, në kulmin e krizës me refugjatë, qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ndërtoi një rrethojë të lartë, kur mijëra njerëz kalonin pikën kufitare nga Serbia drejt Hungarisë.

Javën e shkuar, 2,419 migrantë u ndaluan në kufijtë hungarez, tregojnë të dhënat e policisë.

E ashtuquajtura, Rruga ballkanike, drejt shteteve më të pasura të Bashkimit Evropian vazhdon të shfrytëzohet nga refugjatët dhe migrantët, të cilët i ikin konfliktit, luftës, vështirësive ekonomike apo përndjekjes në vendet e tyre.

Numri i migrantëve, të cilët hyjnë në Bashkimin Evropian duke kaluar kah shtetet e Ballkanit Perëndimor, pothuajse është dyfishuar gjatë këtij viti, njoftoi në gusht, Agjencia evropiane për kontrollimin e kufijve, Frontex.

Shumica e migrantëve vijnë nga Siria dhe Afganistani.

Related posts

Me aeroplan futen në “zemrën” e uraganit Ida, publikohen pamjet që tregojnë fuqinë shkatërruese

D V

Biden rifillon punën, pasi i dha përkohësisht kompetencat presidenciale Harrisit

N E

Vjen reagimi i kryeministrit britanik pas vdekjes së deputetit David Amess, i cili u ther me thikë gjatë një takimi elektoral në Essex

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More